Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa e maleve, kusht për rikandidim/ Rama: Asnjë bashkiak në listë në 2027, pa u arritur objektivi 1 mijë investime

schedule14:27 - 17 Janar, 2026

schedule 14:27 - 17 Janar, 2026

Asnjë kryebashkiak nuk do të rikandidojë në zgjedhjet lokale të 2027 nëse nuk realizon objektivin e vënë nga qeveria për paketën e maleve.

Kryeministri Edi Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesat në përcaktimin e hartave të zonave prioritare ndërsa I kushtezoi ridrejtimin e pushtetit vendor me realizimin e 1000 investimeve në rang vendi.

“Ca është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën ku do bëhet ky zhvillim. S’do ketë rikandimin nëse s’do jetë arritur targeti i këtij projekti, dikush 10, dikush 5, sikush 7, dikush 15, sipas madhësisë e potencialeve, por 1 mijë investime nëse marrim një shifër më modesten të mundshme për secilin nga këto investime, më të ulëtën të mundshme, prej 50 mijë eurosh, po marrim që godina është aty dhe duhet vetëm një modifikim, llogariteni se çfarë i ndodhe ekonomisë me këtë injeksion në 3 vite. Sepse në vitin e fundit të mandatit duhet ë hapen dyert e 1 mijë investimeve, fokusoheni dhe mëreni shumë seriozisht.”



Ndërsa Bashkimi Europian u ofron shteteve anëtare periudha tranzitore për të plotësuar kushtet, Rama kërkoi nga bashkitë më shumë punë për procesin e integrimit, duke ngritur një grup të përbashket me qeverinë ndersa kritik ishte dhe per të ardhurat e bashkive.

“Në 2030 Shqipëria do ulet në tryezën e BE, do ketë edhe 10 vjet për mjedisin. Pra, 15 vjet nga sot. Duken shumë, por janë pak vite. Ne duam një fazë 5 vjeçare tranzitore për sigurinë ushqimore. Gjatë faze tranzitore do jesh në gjendje të mos eksportosh, por je i lejuar të konsumosh vetë. Çdo bashki ka ortakëri me privatët, në strukturat e agroturizmit, agropërpunimit. Është ortak bashkia dhe merr të ardhura. Do duhet të krijojmë sistem pune. Duhet grup pune i përbashkët për të trajtuar këto probleme.”

Gjatë takimit me kryebashkiaket, Rama njoftoi edhe ngritjen e një taskforce të përbashkët për pastrimin e mbetjeve plastike.

“Ajo që ndodh me plastikën, derdhet në det, ka dëme të pariparueshme për jetesën e detit, ka dëme të pariparueshme për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë çmos për ta frenuar këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare. Ky është krim shqiptar, nuk është krim ku mund të vëmë gishtin për të gjetur bashkëfajtorë. Për këtë duhet të marrim masa të shpejta. I kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një Task Force, për të konceptuar një plan me 3 faza, të përbashkët, që nga sensibilizimi, tek veprimi në shumë dimensione.”

Ndërsa një fond I dedikuar prej 20 milione eurosh do të shkojë për blerjen e pajisjeve për pastrimin e kanaleve kulluese.

“Me një fond të siguruar nga miqtë tanë të Emirateve Arabe prej 20 mln euro në mbështetje të zhvillimit rural, të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që të vendosen në shërbim të kullimit, pastrimit kanaleve kulluese kryesore dhe që të funksionojnë sipas nevojave të bashkive.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!