Shpallet konkursi “Smile Albania”

schedule12:44 - 3 August, 2018

schedule12:44 - 3 August, 2018

Tashmë që statistikat e turizmit i kemi, sipas ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, kërkohet cilësia. Ministri Klosi ishte në Velipojë ku hapi konkursin “Smile Albania”.

Fotoja me buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria, do të vlerësohet me çmim monetar. Nga kampi i të rinjve të projektit “Smile Albania” në Velipojë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi çeli konkursin për promovimin e turizmit shqiptar edhe në rrjetet sociale.

“Ne kemi një qëllim në projektin Smile që shumë e shumë turistë të postojnë në rrjetet sociale fotografitë e tyre pranë të rinjve të projektit Smile dhe pikave tona të buzëqeshjes. Prandaj ai i ri apo e re brenda projektit Smile që do të ofrojë një numër të konsiderueshëm fotosh, limiti është 1 mijë foto, me turistë të ndryshëm, të postuar me hashtagun Smile Albania do të marrë një çmim nga mbështetësit e projektit Smile Albania dhe po ashtu të ketë dy konkurse brenda këtij konkursi; i pari- the best smile- buzëqeshja më e mirë, e cila do t’i dedikohet atij të riu apo të reje brenda projektit që do të mbledhë mbi 1 mijë foto dhe do të zgjedhim buzëqeshjen më të mirë. Brenda rrjeteve sociale do të jetë konkursi i ri, “The most liked photo” – fotoja më e pëlqyer, pra foto që do të marrë më shumë pëlqime (like) nga pjestarët e projektit Smile.”

Ministri Klosi në bashkëbisedimin me të rinjtë e quajti të fituar betëjen me statistikat e turizmit, ndërsa theksoi se ajo që kërkohet është cilësia. Ndërsa djemtë dhe vajzat e projektit “Smile Albania” treguan se më të shumtë në numër në qarkun e Shkodrës janë turistët nga Kosova, Gjermania, Franca por edhe nga vendet aziatike./abcnews.al