Shorti për sezonin e ri 2020-21 për Kategorinë Superiore, do të zhvillohet nesër. FSHF ka njoftuar se kalendari për sezonin e ri do të përcaktohet nesër në orën 11:00, në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”.
Njoftimi i FSHF-së:
“Përshëndetje te gjithëve!
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ceremoninë e hedhjes se shortit te Kategorisë Superiore 2020-2021. Ceremonia do të zhvillohet nesër, e premte, datë 28 Gusht 2020, ora 11:00, në sallën e konferencave të “Air Albania Stadium”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së./abcnews.al


