Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shokon Qetësor Ferrunaj: Jam abuzuar që 5 vjeç, më kërcënonin me jetën e motrës!

schedule10:39 - 8 Shtator, 2026

schedule 10:39 - 8 Shtator, 2026

Një rrëfim i papritur e tepër shokues është bërë sot në studion e Abc së Mëngjesit, kur ish-fituesi i Big Brother Albania Qetësor Ferunaj, ndërsa fliste për historinë e familjes dhe fëmijërinë në Dukat të Vlorës deklaroi se ishte abuzuar që kur ishte 5 vjeç nga persona që ushtronin më pas presion mbi të. Ai deklaroi se ishte kërcënuar me jetën e motrës në rast se do të fliste.

Ferrunaj tha se e deklaronte për herë të parë këtë histori për shkak se për shumë kohë i ishte dashur që të punonte me veten dhe të arrinte të gjente kurajon që ta ekspozonte traumën përballë publikut, sot kur fëmijët i janë rritur dhe ai shpreson e uron që të gjithë personat e dhunuar të arrijnë të gjejnë kurajo të punojnë më traumën e post traumën për të denoncuar çfarë ju ka ndodhur
Rrëfimi i papritur shkaktoi jo pak reagime në studio, sidomos në lidhje me faktin pse taqni kjo deklaratë kur ai ka patur kohë mjaftueshëm më herët për ta deklaruar në formatet live ku ka marrë pjesë dy herë. Intervistën e plotë dhe debatet mund t’i ndiqni në faqen në YT të Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!