Një këmbësore është aksidentuar nga një automjet mëngjesin e së martës. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, kur shoferi i një mjeti tip “Ford” ka përplasur një grua 78-vjeçare.
E lënduara ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor. Ndërsa, drejtuesi i automjetit me iniciale D. T është shoqëruar në policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/


