Shoferi i dehur merr para makinat e parkuara dhe përfundon përmbys në rrugë, i vihen prangat

schedule22:58 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:58 - 14 Qershor, 2021

Durrës – Një 46-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së shtetit pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident me makinë.

Sipas policisë i arrestuari është U.K, 46-vjeç banues në Durrës. Ky i fundit në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. e.l/acbnews.al/