Shoferët e furgonave në Dibër bllokojnë terminalin e autobusëve

schedule11:54 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 11:54 - 4 Dhjetor, 2017

Shoferët e furgonëve të transportit ndërqytetas bllokuan terminalin ku nisen autobusët drejt Tiranës. Ato pretendojnë se janë të liçensuar dhe se liçensat e tyre janë të vlefshme deri në vitin 2021. Edhe pse paguajnë taksat , tatimet dhe sigurimin e mjeteve  Bashkia Dibër ka futur në linjë një tjetër shoqëri. Shoferët akuzojnë se kjo shoqëri është klienteliste dhe se është futur në linjë në vitin 2015-2016 . Protestuesit thone se prej një viti kjo shoqëri ka caktuar orare që përplasen me oraret e furgonëve të tjerë. Mungojnë linjat në oraret e pasdites, çka bën që pasagjerët të mbeten hoteleve të Tiranës ose të paguajnë bileta të shtrenjta për kthim./abcnews.al

 

https://youtu.be/RrwwBu4qMMg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!