Shkumbini del nga shtrati tek ura e Rrogozhinës dhe përmbyt toka bujqësore

schedule09:42 - 18 Janar, 2018

schedule 09:42 - 18 Janar, 2018

Reshjet e dendura të shiut të një dite më parë shtuan prurjet e lumit Shkumbin, i cili tek Ura e Rrogozhinës ka dalë nga shtrati. Uji ka mbuluar sipërfaqe të tëra toka bujqësore në zonën e Çermës në Lushnjë, por nuk ka bërë dëme në banesa.

Shkumbini doli nga shtrati pas një dite me reshje të dendura. Në urën e Rrogozhinës dhe në fshatin Çerm Proshk lumi ka shkaktuar përmbytje në rreth 70 ha tokë bujqësore.

Banorët e Çermës janë të frikesuar nga rritja e nivelit të ujit. Ata thonë se askush nuk ka ardhur të shohë situatën sidomos tashmë që kjo është përmbyjta e radhës pas asaj të dhjetorit 2017.

Sipërfaqjet e tokave të përmbytura janë të mbjella në grurë dhe perime dimërore, por që aktualisht gjenden nën ujë. Nuk raportohet të ketë përmbytje në banesa, por prurjet e lumit janë duke u shtuar. Nuk janë bërë përllogaritje të sakta se sa janë sipërfaqjet nën ujë, sepse grupet e emergjencave civile nuk janë nëpër zonat e përmbytura./abcnews.al

Gazetare e ABC News, Lushnje: Anila Sefa