Shkuan në Itali me vizë turistike, arrestohen për trafik droge dy shqiptarët

schedule14:00 - 25 Mars, 2023

schedule 14:00 - 25 Mars, 2023

Dy shqiptarë të moshës 41 dhe 29 vjeç që kishin shkuar në Itali me vizë turistike, u arrestuan pasditën e të enjtës nga karabinierët e Ricciones për trafik droge, sipas mediave italiane.

Arrrestimi i tyre u bë pas denoncimit të qytetarëve, të cilët ishin të alaramuar nga sjellja e çuditshme e të dy shqiptarëe dhe turet e vazhdueshme të tyre.

Kështu, hetuesit filluan të vëzhgonin të dyshuarit dhe rindërtuan skemën e tyre të trafikut të drogës.

Pas ndalimit dhe kontrollit, u krye edhe një bastisje në banesën e tyre ku karabinierët gjetën disa doza kokainë gati për t’u shitur dhe 2 mijë euro që besohet se vinin nga shitjet e mëparshme.

Të personat janë arrestuar dhe priten të dalin para gjykatës në seancës e radhës më datë 3 prill.

/abcnews.al