Shkrumbohet një lokal bastesh në qytetin e Vlorës

schedule12:18 - 15 Nëntor, 2017

schedule 12:18 - 15 Nëntor, 2017

Një lokal bastesh është djegur gjatë natës në Vlorë. Sipas polcisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ”15 Tetori”, në një lokal bar kafe eurolloto.  Policia dhe shërbimi zjarrëfikës shkuan në vendngjarje dhe mundesuan fikjen e flakëve të zjarrit. Pas verifikimit paraprak nga policisë, ka rezultuar se në lokalin në pronësi të një 25 vjeçari janë djegur plotësisht televizorë, kompjutera dhe printer. Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve./abcnews.al