Shkrumbohet makina e biznesmenit në qendër të Vlorës

schedule12:28 - 12 Shkurt, 2018

schedule 12:28 - 12 Shkurt, 2018

Makina e një biznesmeni ndërtimi u përfshi nga flakët pas mesnate në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori” pranë xhamisë së qytetit.

Policia raportoi se makina është pronë e biznesmenit, Eduart Alikaj dhe ishte parkuar pranë pallatit, ku ai banon.

Sipas policisë dyshohet që zjarrëvënia është e qëllimshme, pasi nga pamjet e një kamere sigurie, është parë një djalë me kapuç duke u larguar pasi makina kishte marrë flakë.

Vetë pronari ka dhënë shpjegime në polici duke mohuar konflikte personale me ndonjë person tjetër./abcnews.al