Shkon në 70 numri i viktimave nga Covid 19 në Kosovë, në pak orë 12 humbje jete

schedule11:52 - 5 Korrik, 2020

schedule 11:52 - 5 Korrik, 2020

Katër persona të tjerë dyshohet se kanë humbur jetën në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar në 70 numrin e viktimave.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se në një hark të shkurtër kohorë kanë  humbur jetën 12 persona  nga Covid 19.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka rrethuar Klinikën Infektive të QKUK-së, në këtë klinikë përveç numrit të madh të policëve, janë parë edhe përfaqësues të Mjekësisë Ligjore dhe prokurorisë.

Gjithashtu mësohet se një 70 vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele, ku vajza e tij ka thënë për mediat  se dyshojnë që babai i tyre ka vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit.

Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 3 356 persona dhe janë shëruar 1  874. /abcnews.al