Shkon në 13 milion numri i personave të prekur nga Covid-19 në botë

schedule08:22 - 13 Korrik, 2020

schedule 08:22 - 13 Korrik, 2020

Ka shkuar në më shumë se 13 milion numri i personave të prekur nga koronavirusi në botë. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në worldometer, numri i të infektuarve rezulton të jetë 13,041,719.

Prej këtyre, rreth 7.6 milion persona e kanë fituar betejën me sëmundjen ndërsa 571,674 të tjerë kanë ndërruar jetë. Tre vendet më të prekur nga pandemia janë SHBA me 3.4 milion të infektuar dhe 137,782 viktima, Brazili me rreth 1.9 milion të infektuar dhe 72,151 viktima.

Si dhe India me 879,487 të infektuar dhe 23,194 viktima.

Ndërsa, OBSH njoftoi të dielën se një rekord i ri të infektuarish ishte regjistruar brenda 24 orëve. Në bazë të të dhënave të agjencisë, në 24 orë në të gjithë botën u regjistruan formalisht të paktën 230,370 raste.

Bilanci më i lartë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Indi dhe në Afrikën e Jugut, sipas raportit ditor të agjencisë. Shifra rekord e raportuar më herët nga OBSH u regjistrua më 10 korrik kur u regjistruan 228,102 raste të reja me Covid-19 globalisht. /abcnews.al/