Shkolla 9 vjeçare në Fushe Aliaj të Dibrës në kushte skandaloze

schedule13:34 - 25 Nëntor, 2017

schedule 13:34 - 25 Nëntor, 2017

Nxënësit e shkollës 9 vjeçare në fshatin Fushë Aliaj të Dibrës e zhvillojne procesin mësimor në kushte të mjerueshme. Në shkollë mungon ngrohja, uji dhe për këtë arsye prindërit e nxenesve paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin.

Çdo ditë i duhet të presë drutë për të siguruar ngrohjen gjatë mësimit.

Shkolla e tij në fshatin Fushë Aliaj të Dibrës nuk plotëson asnjë kusht për të zhvilluar një proces mësimor normal.

Nga të gjitha anët ka dëmtime të shumta.

Fëmijët e kopshtit qëndrojnë në kushte skandaloze.

Mungon energjia, uji.

Tualetet janë jashtë funksionit .

Prindërit thonë se nga mungesa e higjienës fëmijët po marrin infeksione të ndryshme.

Drejtori i shkollës 9 vjeçare Nazmi Buçi, deklaroi se për problemin janë informuar të gjitha instancat përkatëse, por deri tani asgjë nuk është zgjidhur.

Prindërit kërkojnë plotësimin e kushteve për fëmijët e tyre ose në të kundret do të bojkotojnë mësimin. Kjo situatë e ka shoqëruar shkollën prej vitesh dhe nuk është kryer asnjë ndërhyje për rivinin në funksion të sistemit të ngrohjes dhe nyjeve sanitare të shkollës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!