Shkodër, masa të forta para Gjykatës së Apelit

schedule12:08 - 20 Prill, 2018

schedule 12:08 - 20 Prill, 2018

Ndërsa para ndërtesës së Gjykates së Apelit në Shkodër janë mbledhur që në mëngjes dhjetëra persona, të afërm të të arrestuarve, qytetarë të Kukësit dhe të qyteteve të tjera.

Me pankarta në duar dhe duke brohoritur, ata kërkojnë nga gjykata lirimin e 11 kuksianëve që mbahen në burg prej 3 javësh. Në një moment pati edhe incidente të vogla, por pa dëme. Disa protestues hodhën edhe tymuese, por forcat e policisë që kanë rrethuar perimetrin e sigurisë kanë ruajtur qetësinë dhe kanë mbajtur turmën në distancë me ambientet e gjykatës.

Masat e sigurisë para gjykatës ishin vendosur që herët dhe Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, porositi efektivët të mos krijojnë përplasje me familjarët, por edhe të ruajnë integritetin e institucionit, sipas ligjit. Para fillimit të seancës, në mjediset e jashtme të gjykatës, kreu i grupit parlamentar të PD-s, Edmond Spaho, tha se deputetet opozitarë ishin aty për të kërkuar lirimin e 11 protestuesve.

Edmond Spaho: “Ne kemi shprehur msbëhtetjen për këtë grup njerëzish. Kemi thënë që këta mbahen padrejtësisht për motive politike. Kemi ardhur të shprehim mbështetjen në përputhje me ligjin dhe me rregullat që ka sistemi gjyqësor”./abcnews.al