Shkëndija nuk përmbahet, zbulohet objektivi i radhës

schedule09:46 - 5 Janar, 2020

schedule 09:46 - 5 Janar, 2020

Shkëndija e Tetovës ka bërë dy afrime deri më tani. Ardin Dallku është zyrtarizuar ende pa u hapur merkatoja, kurse një ditë më parë u prezantua edhe Valon Ahmedi. Sulmuesi anësor, i cili do të luajë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, nuk është afrimi i fundit te kuqezinjtë.

Raportohet së fundmi se një mesfushor qendre është në radarët e Shkëndijës dhe bëhet fjalë për futbollistin e Kosovës, Anel Rashkaj. Futbollisti 30-vjeçar e ka mbyllur pas tre sezonesh bashkëpunimin me AFC Eskilstuna në elitën e futbollit suedez.

Sezonin e fundit ai luajti 27 ndeshje si titullar, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Kosovën në kualifikueset e EURO 2020. Cilësitë e tij nuk vihen në diskutim. Gjithsesi te Shkëndija duhet të zgjidhin kontratën me Zeni Husmanin dhe më pas të afrojnë një lojtar si Rashkaj. /abcnews.al