Shkëndija e pamëshirshme me Renovën në derbi, triumfojnë edhe Shkupi e Struga

schedule14:58 - 11 Prill, 2021

schedule 14:58 - 11 Prill, 2021

Dita e skuadrave të kreut në Maqedoninë e Veriut, pasi kanë fituar Shkëndija, Shkupi, Makedonija GP dhe Struga që është ngjitur në vendin e katërt në klasifikim. Kuqezinjtë e trajnerit Ernest Gjoka nuk kanë lëshuar në derbin me Renovën dhe kanë fituar me rezultatin e pastër 0-3.

Sulmuesi Besart Ibraimi ka zhbllokuar ndeshjen, ndërsa më pas ka realizuar edhe braziliani Igor. Në minutat shtesë Rubin Hebaj u tregua altruist, duke zgjedhur të pasojë për Elezin që e çoi topin në rrjetë.

Renova kështu rrezikon shumë rënien në ligën e dytë, por i gëzohet faktit që Vardari u mposht thellë nga Sileksi sot. Shkupi ndërkohë ka fituar sot në transfertë, por diferenca prej 10 pikësh me Shkëndijën e bën të vështirë objektivin titull.

 

Bardhekaltrit triumfuan kundër Akademija Pandev me një gol të Diack. Tre pikë shumë të rëndësishme edhe për Strugën, që me golin e Mecinovic mori tre pikët në transfertën e vështirë kundër Borec. /abcnews.al

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – Java 26
E diel, më 11 prill, ora 13:00
Akademija Pandev-Shkupi 0-1
Shënues:
Diack 78’
Belasica-Makedonija GP 0-2
Borec-Struga Trim & Lum 0-1
Shënues:
Mecinovic 48’
Renova-Shkëndija 0-3
Shënues:
Ibraimi 51’, Igor 75’, Elezi 91’
Sileks-Vardar 6-0

 

Klasifikimi