“Shkatërroi” i vetëm Portugalinë e Ronaldos, Barcelona në sulm për Gosens

schedule22:19 - 20 Qershor, 2021

schedule 22:19 - 20 Qershor, 2021

Robin Gosens bëri një ndeshje të madhe për Gjermaninë ndaj Portugalisë dhe pas kësaj beteje ai ka fituar interesin e Barcelonës. Ai shënoi një gol, dha dy asiste, ndihmoi në krijimin e një goli tjetër gjatë fitores së djeshme 4-2 në Euro 2020.

Në mënyrë të pashmangshme, kjo paraqitje rriti profilin e tij dhe ndoshta edhe çmimin prej 35-40 milion eurosh të vendosur nga Atalanta. Sipas Sport1 në Gjermani, kjo ndihmoi për të bindur Barcelonën, që mësohet se ka kontaktuar agjentin e mbrojtësit për të pyetur në lidhje me ardhjen e mundshme në Barcelonë.

 

Gosens duke festuar një gol me Atalantën

Sky Sport Deutschland gjithashtu raporton se Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë të interesuar për anësorin. Gosens mbush 27 vjeç muajin e ardhshëm dhe ishte një nga elementët kryesorë të Atalantas në kualifikimin e dytë radhazi në Champions League.

Këtë sezon, ai kontribuoi me 12 gola dhe 8 asiste në 44 ndeshje me Atalantan, duke nxitur interes nga Juventus dhe Inter. Ai ka shtetësi holandeze, por vendosi të luante për vendin e tij të lindjes. Atalanta e bleu Gosens nga Heracles Almelo për vetëm 1.2 milion euro në 2017. /abcnews.al