Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkarkimi i Veliajt/ Petraj: Manastirliu, kryetare e përkohshme, deri në momentin që do të mbahen zgjedhjet në Tiranë

schedule18:42 - 24 Shtator, 2025

schedule 18:42 - 24 Shtator, 2025

Tiranë-Avokati Edmond Petraj komentoi në “Tirana Live”, në ABC News mbledhjen e kryeministri Edi Rama me socialistët, ku morën pjesë edhe ministra. Avokati u shpreh se Ogerta Manastirliu është kryetare e përkohshme deri në momentin që do të mbahen zgjedhjet në Tiranë.

Më tej ai theksoi se Veliaj duhet të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të mbajtur për shkarkimin e tij.

“Pjesëmarrja e Veliajt duhej, në mbledhje duhet të ishte prezent. Nuk ka ardhur. Kryetari i bashkisë duhet të ishte njoftuar që ‘bëhej mbledhja për shkarkimin’ dhe ai të paraqitej. Ajo që do kalojë në sitë është pjesa që nëse do bëjë ankim mendoj që është Gjykata që do vendosë. Me lëvizjet e reja që bëri Rama, ai e ka emëruar tashmë edhe të përkohshme. Këto ditë mendoj që duhet të japë dorëheqjen. Në këto kushte Manastirliu e ka marrë mandatin. Është kryetare e Bashkisë e Përkohshme. Është thuasje i njëjti si rasti i Himarës. Edhe takimi që u bë sot, presupozon që është emëruar e përkohshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!