Shkarkimi i Metës, Komisioni i Ligjeve: Nisma e deputetëve e saktë, Kuvendi të ngrejë Komision Hetimor

schedule11:50 - 6 Maj, 2021

schedule 11:50 - 6 Maj, 2021

Komisioni i Ligjeve nuk ka humbur kohë, por ka vendosur që të paraqesë në seancën e radhës raportin e mbledhur prej tyre për kërkesën e 49 deputetëve për shkarkimin e Metës.

Me 14 vota pro dhe vetëm me 1 votë kundër atë të deputetit Adriatik Alimadhi, Komisioni i Ligjeve vendosi që t’i propozojë Kuvendit ngritjen e një Komisioni Hetimor që të hetojë të gjithë veprimtarinë e Presidentit Meta si dhe pretendimet e 49 deputetëve se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Kujtojmë se edhe pse ishte thirrur kreu i shtetit, Ilir Meta nuk u paraqit sot në seancë dëgjimore duke pretenduar se kishte një axhendë të përcaktuar dhe mundësinë që të jetë i pranishëm e ka vetëm me 10 maj.

Në mbledhje kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se Meta ka kryer shkelje të rënda Kushtetuese ku renditi disa prej tyre:

“Meta ka shkelur edhe nenin 7. Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, Ai nuk qeverisë nuk është pushtet. Ai ka disa kompetenca mbi gjyqësorin por nuk mund të jetë arbitrar. Jo të kërkojë llogari lidhur me thelbin e veprimtarisë. Ai e ka bërë këtë gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka tentuar të ushtrojë vullnetin e tij në këto. Ai i ka intimiduar këto institucione. Duke shkelur këtë nen kushtetues. Është e rëndë me pasoje prapësim e misionit të tyre. Presidenti ka shkelur edhe 86/1 të Kushtetutës. Pra Presidenti bën moderatorin e përplasjeve politike por Presidenti para zgjedhjeve të 25 prillit, u bë me aktivitet të mirëfilltë politik. Duk u bërë palë. Duke shkelur në mënyrë flagrante nenin 86/1. Po ashtu ai ka shkelur edhe nenin 100 paragrafi i parë. Me sulme ndaj SHBA dhe tensionet në politikën e jashtme me SHBA dhe BE në kundërshtim të hapur. I ka shkaktuar dëm imazhin të Shqipërisë dhe nuk mund të riparohet dot më. Por Kuvendi i takon të rivendos në vend nderin e cënuar. Meta thjesht bën përçuesin me aleatët.”

“Këto sëbashku në tërësi në veprimtarin e Presidentit nuk ka asgjë Kushtetuese por një sjellje absurde. Kjo është arsyeja pse u bë. Shkelje e betimit që ka bërë Presidenti i Republikës. E bashkoj votën time dhe ju ftoj që të votojmë këtë raport të Komisionit të Ligjeve që t’i propozojmë Kuvendit miratimin e këtij Raporti duke ngritur një komision Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjitha këto shkelje Kushtetuese. Nëse ky Komision Hetimor do konstatojë që veprimtaria e Metës, që nga 2019 e deri më tani ka shkelje të rëndë, ti propozohet Kuvendit shkarkimin. Ngritje e Komisonit Hetimor Parlamentar.” tha Manja.

Sjellim ndërmend se kjo është hera e dytë brenda një viti, që socialistët ndërmarrin një nismë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta me pretendimet se ka shkelur Kushtetutën. /abcnews.al/