Shkarkimi i Kovac, tre emra për stolin e Bayern

schedule21:41 - 3 Nëntor, 2019

schedule 21:41 - 3 Nëntor, 2019

Niko Kovac u shkarkua pak çaste më parë nga skuadra e Bayern Munchen dhe klubi gjerman ka nisur menjëherë punën për të gjetur pasuesin e tij. Siç raportojnë mediet gjermane, janë tre emrat që mund të pasojnë teknikun kroat në krye të bavarezëve.

I pari është Jose Mourinho, një trajner për të cilin nuk ka nevojë për prezantim. Portugezi ka fituar kudo ku ka shkelur dhe duket gati për të provuar një aventurë të re në Gjermani. Alternativa e dytë, është Massimiliano Allegri. Strategu italian është i papunë, që kur u largua nga Juventusi në fund të sezonit të shkuar.

Emri i tretë, është surprizë. Bëhet fjalë për teknikun e Ajax, Eric Ten Hag. Ky i fundit është një ndër trajnerët që kërkohet më së shumti nga skuadrat gjigante të Evropës, pasi në krye të Ajaxit, ka bërë një punë të shkëlqyer. Drejtuesit e Bayernit duhet të zgjedhin sa më shpejt, pasi kampionati po futet në një fazë shumë delikate./abcnews.al