Shkalla e lindjeve në SHBA shënon rënien më të madhe për gati 50 vjet

schedule08:23 - 5 Maj, 2021

schedule 08:23 - 5 Maj, 2021

SHBA është përballur me numrin më të ulët të lindjeve për gati 50 vjet.

Nga të dhënat e publikuara nga autoritetet bëhet me dije se kjo vjen si pasojë e pasigurisë ekonomike.

Ndërsa bëhet me dije se vitin e kaluar shkalla e lindjeve tek gratë e moshës 30-vjeçaret apo 40- vjeçaret pësoi ulje.

 

Në një nga studimet e realizuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shkalla e lindjeve për një grua ka rënë me 1,6, e cila më pas ka vijuar të jetë në rënie për vite me radhë.

Sakaq bëhet me dije se që në fillim të viteve 1960 ka pasur rënie të lindjeve dhe mendohet se pasiguria ekonomike është nga faktorët kryesorë, por gjithashtu pandemia e Covid-19 kontribuoi më shumë në rënie lindjeve, vitin e  kaluar.

SHBA dikur ishte në mesin e vendeve me numrin e lindjeve të larta./abcnews.al/