Shkaktuan dy aksidente me të plagosur, policia e Durrësit arreston shoferët

schedule12:47 - 22 Tetor, 2021

schedule 12:47 - 22 Tetor, 2021

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për shkak se akuzohen për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë A. K., 28 vjeç, banues në Shkodër, është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar Xh. K., 20 vjeç, banues në Krujë, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I arrestuari i dytë është A. S., 19 vjeç, banues në Durrës. Ai duke drejtuar makinën e tij ka aksidentuar Xh. U., 70 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/