Shitja e Elezit në Portugali, Skënderbeu kryen një lëvizje fantastike

schedule10:18 - 2 Gusht, 2020

schedule 10:18 - 2 Gusht, 2020

Klubet shqiptare po lëvizin mirë në aspektin e kontrateve të gjata me lojtarët dhe shitjen e tyre në kampionate më të forta. Jo vetëm kaq, pasi drejtuesit po mbajnë edhe % të kartonëve, që në të ardhmen do të prodhojnë para të tjera shtesë.

Laçi e bëri me Uzunin dhe ia pa hajrin. Sulmuesi beratas u transferua nga Lokomotiva Zagreb te Ferencvaros, kampionët e Hungarisë, dhe kurbinasit, që kishin mbajtur 20% të kartonit, përfituan rreth 370 mijë euro.

 

Agon Elezi

Njësoj ka vepruar edhe Skënderbeu më parë. Peter Olayinka sa për të sjellë një shembull suksesi, apo Tirana në rastin e Merveille. Klubi korçar ka kryer një tjetër shitje, duke gjetur akordin me portugezët e Boavistës për shërbimet e Agon Elezit.

19-vjeçari ka lindur në Shkup, aktivizohet në qendër të mesfushës dhe është pjesë e përfaqësueses U-21 të Maqedonisë së Veriut.

Panorama Sport raporton se 500 mijë euro do paguajë klubi i elitës së futbollit portugez në arkat e Skënderbeut, duke i lënë edhe 10% të kartonit. Gjithsesi, klubi shqiptar beson shumë tek e ardhmja e Elezit dhe është gati të përfitojë 100 mijë euro më pak me kushtin për të ruajtur 20% të kartonit të lojtarit.

Ky i fundit (zbriti 26 herë në fushë këtë sezon me skuadrën korçare) do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me luzitanët dhe do të përfitojë një rrogë prej rreth 5 mijë eurosh në muaj. /abcnews.al