Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SHISH, mohon te kenë dalë sekrete shtetërore”, Karamuço: Të ndajmë individin nga institucioni

schedule20:15 - 28 Shtator, 2026

schedule 20:15 - 28 Shtator, 2026

Në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka analizuar zhvillimet e fundit rreth Shërbimit Informativ Shtetëror, SHISH dhe akuzave që SPAK ka ngriutr nga ish-drejtoreshës Vlora Hyseni, për nxjerrje të sekretit shtet, për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Karamuço theksoi se drejtuesi i komanduar i SHISH-it ka mohuar dalje të sekreteve shtetërore, duke sqaruar se dokumentet në fjalë nuk janë të klasifikuara.

Eksperti theksoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim zyrtar mes SPAK-ut dhe SHISH-it për verifikimin e plotë të këtyre të dhënave. Karamuço paralajmëroi se sulmet e ndërmarra ditët e fundit ndaj institucionit mund të synojnë zbehjen e besueshmërisë së SHISH-it te partnerët ndërkombëtarë.



“Institucionet duhet që të ndërrohen me njëra-tjetrën, të marrin dhe përgjegjësi që nuk iu takojnë me ligj. Duhet të ndajmë individin nga institucioni. Nga ana tjetër ajo që më bëri përshtypje, është një konfirmim që ka dhënë kreu i komanduar i SHISH, që mohon që nga institucioni të kenë dalë sekrete shtetërore.

Ka dalë në përfundimin që këto nuk janë dokumente të klasifikuara, por duhet të komunikohet mes institucionet. Duhet të ketë një konfirmim nga SPAK, të dërgojë dokumentet në SHISH dhe të bëjë verifikimin. Nga këto akuza më afër të së vërtetës, mund të ketë përkrahje, por te sekreti shtetëror duhet parë. Këto ditë është ndërmarrë një sulm, që nuk është një sulm emocional, por mund të jetë edhe në sytë e jashtëm që SHISH të humbasë besueshmërinë nga partnerët e jashtëm”, tha Karamuço.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!