Shifra të larta të infektuarish me Covid në Itali, humbin jetën 488 persona

schedule17:42 - 23 Janar, 2021

schedule 17:42 - 23 Janar, 2021

Shifrat e të infektuarve me Covid në Itali vijojnë të jenë të larta. Raporti i fundit tregon se gjatë 24 orëve janë konfirmuar të infektuar me Covid 13 331 raste të reja dhe kanë humbur jetën 488 persona.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 062 pacientë duke e çuar në 1 871 189 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga Covid.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në 2,455,185 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 85,162 qytetarë.e.su./abcnews.al