Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shifra të larta në Itali! Rreth 37 mijë raste të reja me Covid-19, 544 persona humbin jetën

schedule18:27 - 14 Nëntor, 2020

schedule 18:27 - 14 Nëntor, 2020

Shifrat në Itali vijojnë të jenë të larta! Në 24 orët e fundit janë shënuar 37 225 raste të reja me koronavirus duke pësuar një ulje të lehtë nga dje (40,902). Por sidoqoftë kjo ka qenë edhe si rezultat i uljes së numrit të testeve, 27 mijë më pak se një ditë më parë.

Ndërsa një ulje shumë të lehtë ka pësuar numri i viktimave. E shtuna ka regjistruar 544 vdekje nga 550 një ditë më parë.

Ndërkohë është rritur edhe numri i pacientëve të shtruar në spital. Numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1,144,552. Rajoni me më shumë raste të reja këtë të shtunë është Lombardia, 8129 në total ndjekur nga Piemonte me 4471 dhe Veneto me 3578./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!