Shifra shqetësuese nga Anglia, mbi 4 400 të infektuar e 684 viktima brenda ditës

schedule15:30 - 3 Prill, 2020

schedule 15:30 - 3 Prill, 2020

Vazhdon të rritet me ritme shqetësuese numri i personave të prekur nga koronavirusi në Angli.

Brenda 24 orëve të fundit, vendi ka regjistruar 4,450 raste të reja me Covid-19. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në Britaninë e Madhe rritet në 38,168, shkruan abcnews.al

Ndërsa, si pasojë e koronavirusit në vend kanë ndërruar jetë 3,605 persona, prej këtyre 684 persona e kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit.

Kryeministri i vendit  Boris Johnson në fillim të epidemisë ndoqi një politikë disi më liberale për t’u përballur me Covid-19, por tashmë vendi ka mbyllur shkollat e bizneset ndërsa njerëzit janë këshilluar që të punojnë nga shtëpia.

Johnson, i cili rezultoi edhe vetë i sëmurë me koronavirusi, do të qëndrojë në izolim pasi ende ka simptoma të Covid-19.

E premtja pritej të ishte dita e fundit që kreu i qeverisë angleze do të qëndronte në vetë-karantinim, pasi rezultoi pozitiv ndaj COVID-19 javën e kaluar. Duke qenë se ka ende temperaturë ai do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!