Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifër e lartë infeksionesh në Itali, 846 të vdekur brenda ditës

schedule18:18 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 18:18 - 15 Dhjetor, 2020

Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 14,844 raste të reja me koronavirus nga  162,880 teste të kryera.

Numri i vdekjeve është po ashtu i lartë. Në 24 orët e fundit, 846 vdekje të tjera janë regjistruar, krahasuar me 491 të hënën. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Itali ka shkuar në 65,857. Sipas autoriteteve shëndetësore 3,003 persona po trajtohen në terapi intensive.

Rajoni më i prekur është Veneto me 3,320 infeksione të reja, i ndjekur nga Lombardia (2,404) dhe Emilia-Romagna (1,238). g.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!