Dilemat dhe mëkatet e shpirtit njerëzorë përlyer nga kompromisi social- politik janë ulur këmbëkryq në shfaqjen “Unë Mefisto” Për herë të parë në Shqipëri, flitet përmes artit për fenomenin “Mephisto” në skenën e teatrit. Bazuar dhe inspiruar nga Goethe & Klaus Mann dhe nga eksperiencat individuale të çdokujt në shoqëri.
Kjo shfaqje është një bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia në drejtimin e Dino Mustafic, drejtor i Teatrit Kombëtar të Sarajevës.
Shkruar nga Johan Wolfgan Von Goethe, Klaus Mann, Jeton Neziarj, Paul Eluard, Goran Simic, Klaudia Piroli, Musine Kokalari. As/regjisor Melisa Novosel, koreografi Gjergj Prevazi, kompozitore Irena Popovic, kostumografia Iliriana Basha, graphic design Sara Kapo.
Aktor ja Ilire Vinca thotë se me këtë shfaqje regjisori nga bërë që të rrëmojmë në skutat më të errëta tonat. Artistët e rinj e cilësojnë fat pjesëmarrjen në këtë produksion.
Për koreografin Gjergj Prevazi kjo është një shfaqje, që i ka bërë të gjithë të mendohen, për kompromiset social –politike. Premiar vjen në prag të mbylljes së këtij viti për të vijuar sërish në fillim të vitit 2022. /abcnews.al/