Projektit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë po i vjen fundi. Punimet parashikohet të përfundojnë në muajin Qershor, ndërkohë bashkia po sheh mundësinë të mbyllë tërësisht qendrën për levizjen e automjeteve dhe qarkullimin ta deviojë në unazë.
Qershori shënon edhe fundin e projektit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Lulishtja pranë monumentit të heroit kombëtar dha ajo pranë bibliotekës tregon koordinatori i projektit Gent Agolli do të jenë dy zonat më të gjelbëruara të qendrës së kryeqytetit. Ato kanë filluar të marrin formë, ndërsa pak punë ka mbetur për t’u kryer.
85 mijë metra katrore në sheshin “Skënderbej” janë konceptuar në hapësira për këmbësorët, ndërkohë bashkia po sheh mundësinë e mbylljes tërësore të qendrës për lëvizjen e automjeteve. Pedonalja po mendohet të hapet për qarkullimin e mjeteve të transportit publik, ndërkohë që automjetet e tjera të kalojnë në unazë.
Pas përfundimit të punimeve në sheshin “Skënderbej” bashkia do të nisë rikonstruksionin e bulevardit “Zogu i Parë” segment që lidh këtë hapësirë me bulevardin e ri./abcnews.al