Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri brenda kafazit në Gjykatë/ Konflikti nisi pasi Petrit Hoxha mohoi përfshirjen në vrasjen e Renis Dobrës

schedule12:04 - 15 Qershor, 2026

schedule 12:04 - 15 Qershor, 2026

Një konflikt fizik ka ndodhur në sallën numër 2 të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

ABC News mëson se janë konfliktuar brenda kafazit të qelqtë, të pandehurit Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët u përplasën me Petrit Hoxhën.

I pari që ka nisur konfliktin ishte Kristi Bushgjoka, i cili goditi Petrit Hoxhën, i njohur edhe me mbiemrin Cakraj.



Shkak për sherrin u bë deklarata e Petrit Hoxhës, i cili implikoi vëllezërit në vrasjen e Renis Dobrës, duke mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Në konflikt janë përfshirë edhe dy vëllezërit e tjerë, Aleksandër dhe Fation Bushgjokaj, duke goditur me grushte dhe shkelma Petritin. Në kafaz kanë qenë 5 punonjës policie. Situata është e përsëritur, ka ndodhur edhe më herët në seancat e tjera paraprake.

Tre vëllezërit, Fation, Aleksandër, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen me litar të Renis Dobrës, më 8 korrik 2025.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit.

Renis Dobra ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, duke bërë disa muaj burg, nga ku më pas u deportua drejt Tiranës. Konflikti me 3 vëllezërit dhe Petrit Çakrrin dyshohet se ka ardhur pasi Dobra ka tentuar t’i mashtrojë disa herë për sasitë e lëndëve narkotike, detaje që me sa duket u kuptuan nga grupi kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!