Sherr në një lokal bastesh në Vlorë/Plumb në këmbë klientit

schedule17:13 - 16 Prill, 2018

schedule 17:13 - 16 Prill, 2018

Plagosja me armë zjarri në Vlorë ka ndodhur pas një grindje për lojën e pokerit. Nga burime policore ABC Neës ka mësuar se 51 vjeçari që u qëllua me pistoletë ishte konfliktuar me parë me një person tjetër ende të paidentifikuar që ndodhej në lokal.

Në debat e sipër autori ka plagosur në këmbë Arsen Gerbin. Ai ndodhet në spital, por nuk ka rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në lagjen “Rilindja”.  Policia shoqëroi personat që ndodheshin brenda ambienteve të lokalit, për t’i marrë në pyetje. Por autori ka mundur të largohet me shpejtësi./abcnews.al