Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur 26-vjeçari është paraqitur në spital me plagë në këmbë të shkaktuar nga një mjet prerës, si dhe me dëmtime të tjera fizike pas një konflikti. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu është konfliktuar me një 35-vjeçar. Gjatë sherrit, 35-vjeçari dyshohet se e ka goditur me mjet prerës në këmbë, duke i shkaktuar plagosjen.
Pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka nisur procedim penal ndaj të dy personave, pasi rezulton se konflikti ka qenë për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në përplasje fizike.
Si pasojë e konfliktit, të dy shtetasit kanë marrë dëmtime të lehta fizike dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.



