Shërohen edhe një mjeke e katër infermirë nga koronavirusi në Shqipëri

schedule12:50 - 8 Prill, 2020

schedule 12:50 - 8 Prill, 2020

Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 23 pacientë me koronavirus në vendin tonë. Mes të shëruarve kanë qenë edhe 5 personel shëndetësor.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Manastirliut, gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar.

Gjithsej, në të gjithë vendin, betejën me koronavirusin e kanë fituar 154 persona.

Postimi:

5️⃣ personel shëndetësor janë shëruar ✅

Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅

Shkon në 2️⃣7️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga 🤜#COVID19🤛

Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️ #FORCA