Shërohen 77 % e të prekurve me koronavirus, vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit

schedule11:12 - 18 Maj, 2020

schedule 11:12 - 18 Maj, 2020

Në përditësimin e ditës së sotme për koronavirusin Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë.

Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar.

Gjithashtu  Dr. Eugena Tomini bëri me dije se nga 168 testime në 24 orët dy raste kanë rezultuar pozitiv.

Më tej Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.