Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 17 409 raste të reja me COVID.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 98 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 22 852 në total që prej fillimit të pandemisë.
Aktualisht në intubim në spitalet greke po trajtohen 653 pacientë.
Gjatë 24 orëve në spitale janë shtruar 432 pacientë ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 484. /abcnews.al