Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shënohen 602 raste të reja me COVID në Kosovë, humbin jetën 6 persona

schedule15:00 - 13 Shkurt, 2022

schedule 15:00 - 13 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 602 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.

Njoftimi:

13 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:



Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.801.246 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.

Në total numri i rasteve aktive është 12.651.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!