Shënohen 4801 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 77 pacientë

schedule17:10 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 17:10 - 15 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4801 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 77 pacientë, një numër i ulët në krahasim me një ditë më parë.

Që prej fillimit të pandemisë numri i viktimave nga COVID në Greqi ka shkuar në 19.553 në total.

Numri i pacientëve të infektuar që po trajtohen aktualisht në intubim është 683, 553 prej të cilëve janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 353 pacientë të rinj të prekur nga COVID, ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 368. m./Abcnews.al