Shënohen 30 viktima dhe 1,176 raste të reja me Covid-19 në Greqi

schedule16:37 - 1 Mars, 2021

schedule 16:37 - 1 Mars, 2021

Sistemi shëndetësor në Greqi është përballur me shtim të rasteve me Covid javët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,176 të prekur me koronavirus.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 30 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, ndërsa 406 persona ndodhen të intubuar.

Lexo edhe: Rritet numri i viktimave nga Covid, konfirmohen 1 269 raste të reja

Pavarësisht masave shtrënguese për parandalimin përhapjes së Covid, raportimi i rasteve të reja mbetet shqetësues, shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/