Rritet numri i viktimave nga Covid, konfirmohen 1 269 raste të reja

schedule17:49 - 28 Shkurt, 2021

schedule 17:49 - 28 Shkurt, 2021

Shifër e lartë me raste të reja është shënuar gjatë orëve të fundit në Greqi.

Gjatë  24 orëve të fundit në vendin fqinj janë regjistruar 1 269 raste të reja dhe kanë humbur jetën 36 persona.

Numri i pacientëve të intubuar u rrit përsëri, duke arritur 391 pacientë.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 191.100, nga të cilët kanë humbur jetën 6,504 persona kryesisht persona që kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese./abcnews.al