Shembje të tjera te Astiri, Policia blindon Unazën (Video-Foto)

schedule09:05 - 15 Nëntor, 2019

schedule 09:05 - 15 Nëntor, 2019

Është bllokuar sërish rruga te Unaza. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një numër i madh punonjësish të policisë janë zhvendosur  te ish-sheshi “Shqiponja”, duke bërë kordon përgjatë rrugës,

Gazetari Andi Qosja raporton se shkak për blindimin e zonës është një tjetër aksion që do të ndërmarrë në këte segment Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT), për shembjen e banesave të tjera në listën e atyre që janë planifikuar të prishen për projektin e Unazës.

Pak ditë më parë një aksion i IKMT në këtë zonë u pasua me përplasje të forta fizike mes banorëve dhe policisë. /abcnews.al

 

Nga përplasja pati edhe 13 të lënduar, prej të cilëve 8 banorë dhe  5 policë kërkuan ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë.