Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shehu “skuqet” në Poloni/ Mesfushori i Kombëtares merr karton të kuq në elitën polake

schedule23:52 - 9 Maj, 2026

schedule 23:52 - 9 Maj, 2026

Nuk e pati për herë të parë.

Juljan Shehu ishte sërish kapiten I skuadrës së tij, Vidzev Lodz, në Superligën e Polonisë, ndonëse fakti që pati shiritin në krah nuk e ndihmoi që të festonte siç duhet.

Mesfushori I kombëtares shqiptare ka qenë për 9 ndeshje kapiten I skuadrës në elitën polake, në një sezon të vështirë për ekipin tepër të njohur, dhe shpresohet që të mos jetë këtush edicionin e ardhshëm.



Përballja kundër Lehias së Gdanskut u fitua 3-1 për ta mbyllur kampionatin në vendin e 12-të ndër 18 pjesëmarrës.

Gjithsesi, fitorja u bë e hidhur për Shehun, pasi ai mori dy kartonë të verdhë, pra edhe u përjashtua me karton të kuq.

Kjo ndodhi në minutat 82 dhe 88, dhe ndërhyrja e dytë ishte vërtet e ashpër, aq sa mund të kishte merituar edhe direkt kartonin e kuq.

Shehu u detyrua të braktiste fushën, edhe pse ishte fundi I ndeshjes dhe rezultati 3-1 ishte I përcaktuar.

Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar ka pasur një sezon shumë të mirë në elitën e Polonisë me 4 gola dhe 5 asiste në 30 ndeshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!