Shehu: Policët e patrullës duhet të jenë me shkollë të lartë, s’kanë komunikim

schedule12:54 - 23 Nëntor, 2021

schedule 12:54 - 23 Nëntor, 2021

Besnik Shehu, ish-drejtues i policisë sugjeron se efektivët e patrullave duhet të jenë me arsim të lartë. I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, Shehu tha komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe një nga problematikat e policëve të patrullës.

Lexo edhe: Testi i drogës për policët, Hoxha: I nevojshëm, por ai alkoolit do të ishte më i rëndësishëm

“Ka ardhur koha që policët e patrullës të jenë me shkollë të lartë. Unë kam parë jashtë që ishim me shkollë të lartë dhe dilnin bënin patrullë, pa e pasur problem fare. Nuk mundet të kemi punonjës policie me shkollë të mesme që i kërkon llogari në rrugë një qytetari që mund të jetë edhe doktor shkencash.

Aq më tepër që t’i ke një gamë të gjerë publiku që komunikon. Është shumë i rëndësishëm komunikimi. Nuk e ka këtë sjellje një njeri që ka shkollë të lartë. Një punonjës policie që është me shkollë të mesme ai mund ta bëjë,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al