Shehi: Fat i madh të jesh pjesë e Tiranës, e ardhmja ime është vendosur

schedule19:35 - 26 Maj, 2022

schedule 19:35 - 26 Maj, 2022

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, pas ndeshjes me Kukësin, foli për “Gol pas Goli” në Supersport: “Është një fat i madh të bëhesh pjesë e këtij klubi të madh dhe të fitosh titullin. Sigurisht që ka qenë një sezon i lodhshëm dhe filloi shumë shpejt. Sigurisht duke pasur 36 javë dhe ndeshje kupe, ka qenë i lodhshëm, por është për të përgëzuar lojtarët e klubin që gjithmonë kanë qenë bashkë”.

“Titulli ka qenë një arritje e madhe, por unë meritën më të madhe ia jap lojtarëve të mi, bashkëpunëtorëve të mi dhe klubit që kanë qenë shumë korrekt dhe shumë serioz.

Kemi punuar dhe tashmë shpresojmë që të përfaqësohemi denjësisht në kupat e Europës, siç i ka hije një klubi të madh”

“Largimi i trajnerëve kampionë? I takon klubit ta vendosë, por çështja ime është vendosur ka katër ditë. E kam thënë dhe herë të tjera unë vij në punë sikur do kaloj jetën time këtu. Shpresoj që me këtë klub të vazhdojmë sa më shumë dhe të arrijmë sa më shumë”. / abcnews.al