Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shehi: Do e kemi më të vështirë se Tirana, të bëhen pesë zëvëndësime

schedule18:34 - 17 Prill, 2020

schedule 18:34 - 17 Prill, 2020

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi në një lidhje direkte me emisionin Studio Sprint në ABC News, foli për situatën aktuale, renditjen në Superiore dhe rifillimin e futbollit. “Siç dihet dhe siç janë njoftuar, duke pasur parasysh situatën, mundohemi të mbajmë skuadrën në formë, duke realizuar stërvitje në grupe. Sa i përket rivalitetit me Tiranën, ne nuk mendojmë se kampionati duhet të mbyllet, verdikti të merret në fushë”, ishin fjalët e para të trajnerit durrsak, i cili nis e prej edhe tema të tjera.

RINISJA – “Duke pasur parasysh se janë dhe 10 javë, ne do të vazhdojmë të synojmë për objektivin tonë. Patjetër që mund të ketë ndikim, është situatë e pajetuar më përpara. Dihet se kur mbaron kampionati, lojtarët marrin pushimet, dhe e dinë kur do të rifillojnë. Por, ne nuk e dimë se kur do të rifillojmë, as kushtet nuk i kemi normalisht. Do të jetë e vështirë, por e rëndësishme është të rifillojmë sa më shpejt futbollin”.

STËRVITJA – “Ditët e para, pa u bërë kjo mbyllje e plotë, lojtarët sa kishin mundësi, e bënin stërvitjen e tyre, duke vrapuar. Megjithatë, stërvitja mungon, pasi me skuadrën është totalisht ndryshe. Gjithsesi, më mirë kaq sesa të fillojmë nga zero. Kalendari? Patjetër që do të jetë e vështirë me ngjeshjen e ndeshjeve. Më të vështirë do e kemi ne, jo Tirana. Më i favorizuar, do të jetë ekipi që ka kontingjentin më të plotë”.

 

Orges Shehi

DËSHIRA – “Duke pasur një ngjeshje kalendari, pësohen dhe dëmtime. Shpresoj që skuadra të mos dëmtohet. Gjithsesi, të gjithë do të nisim në kushte të barabarta. Unë besoj se numri i kartonëve dhe procedurat, nuk mund të ndryshojnë. Mund të ndryshojnë zëvendësimet, të bëhen 5. Por gjithsesi, kjo i përket Federatës për të vendosur, ne do të përshtatemi që të marrim maksimumin nga lojtarët. Në këtë periudhë ku jemi, gjithçka mund të ndodhë”.

PAGAT – “Këtë situatë ku jemi, që ka vështirësi e gjithë bota, kanë vështirësi dhe klubet shqiptare. Sa i përket reduktimit, nuk mund të flas për lojtarët, pasi kam pasur vetëm komunikim për stërvitje. Nëse reduktohen pagat, e pranoj pa asnjë lloj diskutimi, jemi në kushte emergjente”.

TITULLI – “Ne shpresojmë të kthehemi sa më shpejt në fushë. Kurrsesi nuk mund të dorëzohemi, janë dhe 10 javë. Kemi pasur shumë dëmtime, por me rikthimin e lojtarëve, do të sulmojmë fort për objektivin madhor”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!