Shehi: Aspak e vështirë të punosh me Gjicin, Skënderbeu kapet me punë

schedule17:52 - 8 Prill, 2020

schedule 17:52 - 8 Prill, 2020

Orges Shehi po qëndron në karantinë gjatë kësaj periudhe, por sigurisht mendjen e ka te futbolli. “Ditët e para janë të vështira, pasi përballesh me situata të provuara më parë. Me kalimin e kohës mësohesh dhe mundohesh të programosh kohën”, thotë fillimisht Shehi në emisionin “Fan Zone” në Supersport.

“Kukësi në grupet e Europa League? Kjo pyetje u bëhet klubeve me pritshmëri, si ne Partizani dhe Tirana. Të shkosh atje ku thoni, duhet punë. Nuk shkohet sot për sot. Duhet punë dhe strategji, afatgjatë. Duhet punë më e gjatë për të shkuar ku shkoi Skënderbeu. Varet edhe nga koeficienti. Kukësi e ka ndër më të lartit, ndoshta për 2-3 vite edhe mund të shkosh”.

“Kishte shumë gjëra që u bënë bashkë, për të arritur aty. Skënderbeu e ndërtoi grupin duke e marrë nga një skuadër tjetër. Kur lojtarët i vënë cilësitë në shërbim të skuadrës, bëhet strategjia. Duhet bosht i shëndoshë dhe bëhet më e lehtë pastaj. Për të arritur atje duhet punë afatgjatë, e përsëris. Duhen edhe lojtarë me perspektivë, që krijojnë frymë të mirë dhe të jenë shembuj”.

 

“Më kanë pyetur shumë, a është e vështirë. Kam bashkëpunim të mirë me Gjicin. Më ka mbështetur dhe deri tani nuk mund të them që është e vështirë të punosh me një njeri që është i përkushtuar me ekipin”.

“Janë momente të ndryshme. Te Skënderbeu isha si në shpi, kisha shumë kohë që isha lider në skuadër. Kisha luajtur me disa prej tyre kur isha kapiten. Bëhet disa më e lehtë, pasi më njohin si karakter. Edhe te Kukësi, edhe pse vetëm 10 ditë punova me skuadrën, më mjaftoi aq kohë t’i njoh. Disa prej tyre i kam pasur shokë skuadre, disa rivalë”.

“Humbja e titullit kundër Dinamos? Po shohim shumë ndeshje të vjetra, pashë me Teutën kur luajtëm me Rapidin, finalen kundër Dinamos. Për pak gjë mund ta merrnim. Ndoshta është pengu më i madh”. /abcnews.al