Shefja e Infektivit apel qytetarëve: Virusi është midis jush, fluksi i pacientëve po shtohet

schedule09:43 - 4 Gusht, 2020

schedule 09:43 - 4 Gusht, 2020

Shefja e Infektivit Najada Çomo i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit.

Përmes një mesazhi të bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Çomo shprehet se qytetarët duhet të mbajnë maskën, respektojnë distancën si dhe të shmangim grumbullimet.

“Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar. Kam një apel për qytetarët që gjithë këto muaj pune intensive janë një lodhje e jashtëzakonshme.

Ju lutem respektoni masat për mbajtjen e maskës, ruani distancën dhe vizitoni sa më pak vendet me shumë njerëz.

Virusi është midis jush, është edhe midis nesh si personel shëndetësor që iu shërbejmë ne. Ne jemi për t’iu shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj”, shprehet Çomo./abcnews.al