Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se vendet evropioane nuk duhet të tregohen naivë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë dhe Vladimir Putinin.
Duke folur përkrah kryeministrit çek Petr Fiala, ai tha: “Për të gjithë ata që e shikojnë këtë, ju lutem, burra dhe gra, qytetarë të Republikës Çeke dhe të gjithë Evropës, Kanadasë dhe SHBA-së, le të mos jemi naivë në lidhje me Rusinë.”
“Ne e dimë se çfarë përpiqet të bëjë Putini dhe provat janë aty në Ukrainë, pikërisht tani që flasim.”, shtoi Rutte.
Ai i bëri komentet menjëherë pasi iu bashkua virtualisht takimit të disa udhëheqësve evropianë në Paris./abcnews.al


