Shefi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit: Hamasi po shpërbëhet

schedule23:22 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 23:22 - 9 Dhjetor, 2023

Kreu i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Herzi Halevi u takua me trupat e Brigadës Nahal për të ndezur një qiri dhe për të folur teksa festonin natën e tretë të festës hebraike të Hanukkah.

“Ne shohim terroristët duke u dorëzuar, një shenjë e shpërbërjes së sistemit, një shenjë se ne duhet të shtyjmë më fort”, tha Halevi, shkruan Sky News.

Festivali i Hanukkah përkujton rimëkëmbjen e Jeruzalemit dhe ripërkushtimin e Tempullit të Dytë që rezultoi në fillim të Revoltës së Makabeve kundër Perandorisë Seleukide në shekullin II para Krishtit.

Çdo natë gjatë periudhës ka ndezje qirijsh dhe këngë./abcnews.al